Dhome fermentimi është pajisja thelbësore për çdo furrë buke, pastiçeri apo laborator prodhimi që kërkon volum konstant, kontroll të saktë të fermentimit dhe cilësi të lartë të brumit. Shum kompakte dhe e përshtatshme per ambiente me kapacitet të limituar.
E ndërtuar me profesionalizëm, kjo dhomë garanton higjienë maksimale, qëndrueshmëri dhe funksionim të besueshëm në përdorim ditor intensiv.
Sistemi i integruar i kontrollit të temperaturës dhe lagështisë krijon kushtet perfekte për rritjen e brumit, duke siguruar strukturë të butë, poroze dhe të njëtrajtshme.
Me qarkullim të balancuar të ajrit, brumi fermentohet në mënyrë uniforme në çdo nivel, duke përmirësuar cilësinë e bukës dhe produktet finale.